
Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale për rastin e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai nuk ka folur para gazetarëve.
Një kompani e regjistruar në Kosovë, aksionarë të së cilës ishin kompani me adresë deri në Beograd të Serbisë, ka përfituar nga një kontratë e dyshimtë me Qeverinë e Kosovës këtë vit.
Për këtë, Policia në fund të majit ka kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. Aksioni u ndërmor pasi ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.
(Kosova Sot Online)