KRU Prishtina nis shkyçjet e borxhlinjve

  • A.P /
  • 20 June 2025 - 08:56
KRU Prishtina nis shkyçjet e borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve borxhlinj, të cilët kanë borxhe të akumuluara mbi shumën 3,000 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkyçjet e para janë realizuar në rrugën “Nikollë Ivanaj” në Prishtinë, ku disa konsumatorë janë përballur me ndërprerjen e menjëhershme të shërbimit të furnizimit me ujë.

“Pa pagesë, pa ujë! Mbi 3000 euro borxh sjell shkyqjen e menjëhershme. Vazhdojnë aksionet ditëve në vijim, -përgjegjësia është e secilit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


(Kosova Sot Online)