
Kraki: Kushtetuesja nuk mund të ndalojë votimin e fshehtë

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka theksuar se Kushtetuesja nuk mund të ndalojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka shprehur bindjen se “nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese mos me i japë të drejtë votimit të fshehtë, i cili është i paraparë me ligj”.
Kraki ka shtuar se gjykata mund të citon veten nga vendimi i vitit 2014, duke u shprehur: “Gjykata mundet me e citu veten në 2014, që prezenca në sallë është obligative, votimi është obligativ.”
(Kosova Sot Online)