
Trump ende i interesuar për diplomaci me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump mendon se populli iranian duhet të përmbysë qeverinë e tij nëse ajo refuzon të negociojë mbi programin bërthamor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas AFP-së, Shtëpia e Bardhë ka shtuar se ai mbetet “ende i interesuar” për një zgjidhje diplomatike.
“Nëse regjimi iranian refuzon të arrijë një zgjidhje diplomatike paqësore – për të cilën presidenti është ende i interesuar dhe po angazhohet, për hir të së vërtetës – atëherë pse populli iranian të mos ia heqë pushtetin këtij regjimi tepër të dhunshëm që i ka shtypur për dekada?” ka deklaruar sekretarja për media Karoline Leavitt në një intervistë për Fox News.
(Kosova Sot Online)