Trump kërkesë Iranit e Izraelit: Armëpushimi ka hyrë në fuqi, mos e shkelni

  • A.P /
  • 24 June 2025 - 08:40
Trump kërkesë Iranit e Izraelit: Armëpushimi  ka hyrë në fuqi, mos e shkelni

Presidenti amerikan, Donald  Trump ka përdorur përsëri platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, për të njoftuar se armëpushimi mes Izraelit e Iranit tani është në fuqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni”, shkroi ai.

Ka pasur shumë konfuzion në orët e fundit në lidhje me kohën dhe kushtet e armëpushimit.

Kanalet mediatike iraniane dhe izraelite po raportojnë se armëpushimi midis dy kombeve të tyre ka filluar. Por ende ka konfuzion mbi detajet e sakta dhe kohën e armëpushimit.

Sulme gjatë natës janë raportuar në të dy palët.

Nëntë persona u vranë herët të martën në sulmet ajrore izraelite ndaj ndërtesave të banimit në provincën veriore iraniane të Gilanit, tha zëvendësguvernatori i provincës për agjencinë e lajmeve Tasnim.

Tre të vdekur ndërkohë janë raportuar në Izrael  pas sulmeve iraniane.

(Kosova Sot Online)