21 persona vriten në Gaza derisa po prisnin për ndihma

  • A.P /
  • 24 June 2025 - 09:13
21 persona vriten në Gaza derisa po prisnin për ndihma

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se forcat izraelite vranë 21 persona që prisnin ndihmë pranë një vendi shpërndarjeje në qendër të territorit palestinez të martën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Basal, i tha AFP-së se 21 persona u vranë dhe rreth 150 u plagosën “si rezultat i shënjestrimit nga forcat pushtuese izraelite të grumbullimeve të qytetarëve që prisnin ndihmë  në Rripin qendror të Gazës me plumba dhe predha tankesh”.

Ngjarja raportohet se ndodhi në orët e para të së martës. 

(Kosova Sot Online)