
Deputetët dështojnë edhe në përpjekjen e 35’të për ta konstituar Kuvendin

Deputetët e Kosovës kanë dështuar edhe përpjekjen e 35’ë me radhë për ta konstituar Kuvendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në sallë ishin 98 deputetë të pranishëm.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim Komisionin zgjedhor për votim të fshehtë, por s’pati kuorum.
Nga 98 deputetë sa ishin të pranishëm 52 ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.
(Kosova Sot Online)