
Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan.
Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme.
(Kosova Sot Online)