Vdes i riu nga Kosova i cili kishte shkuar për pushime në Shqipëri

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 17:56
Vdes i riu nga Kosova i cili kishte shkuar për pushime në Shqipëri

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

(Kosova Sot Online)