Musliu: Nëse Kosova ka armiq, një nga ta është vetë Albin Kurti

  • A.P /
  • 03 July 2025 - 11:13
Musliu: Nëse Kosova ka armiq, një nga ta është vetë Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kreun e VV-së, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, për sulmin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shprehet se me deklaratat e tij në këtë fazë kritike të Gjykatës Speciale, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, po dëshmon se është njëri ndër armiqtë e Republikës.

”Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë.
Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale.

"Albin Kurti, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër.
Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit", tha ajo.


(Kosova Sot Online)