
Publikohet momenti kur zjarri 'kërcënon' shtëpinë e një qytetari

Në fshatin Muçivercë të komunës së Kamenicës, një burrë u përpoq me urgjencë të shpëtojë grurin nga flakët që po përhapej me shpejtësi, ndërsa zjarret po afroheshin pranë shtëpisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Incidenti risolli në pah rrezikun e madh që zjarret paraqesin për banorët dhe pronat e tyre në këtë zonë.
Autoritetet lokale dhe Policia kanë bërë thirrje të vazhdueshme për kujdes dhe përgjegjësi, duke apeluar që të mos ndezën zjarre në natyrë.
(Kosova Sot Online)