Policia njofton për vdekjen e një gruaje në rrethana të panjohura

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 08:55
Policia njofton për vdekjen e një gruaje në rrethana të panjohura

Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri është për rastin e djeshëm ku në stacionin policor në Suharekë një person, që ishte i ndaluar si i dyshuar për një rast të dhunës në familje, ka vdekur.

I njëjti dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor. Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës bazuar ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter e dy policë, të cilët janë punonjës në këtë stacion në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren.

“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia sot në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, në një rast tjetër, policia tha se në rrethana të panjohura ka vdekur një grua dje po ashtu në Suharekë.

“Suharekë  04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)