Detaje nga arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 10:38
Detaje nga arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.

“Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


(Kosova Sot Online)