
Kush e dha lajmin e 'rremë' për vendosje të bombës në Kuvendin e Kosovës?

Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritur sot në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata janë parë duke diskutuar edhe me personat përgjegjës për sigurinë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe gjithë punonjësit e tjerë janë udhëzuar nga Policia e Kosovës që ta lëshojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi me bombë që ka arritur përmes një telefoni.
Por kush e dha lajmin e 'rremë' për vendosje të bombës në Kuvendin e Kosovës?
(Kosova Sot Online)