Kadrijaj: Është në dorën e policisë të zbulojë kush e bëri telefonatën e kërcënimit me bombë

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 11:36
Kadrijaj: Është në dorën e policisë të zbulojë kush e bëri telefonatën e kërcënimit me bombë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë, duke kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi i burimit të telefonatës është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.

“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo n’telefonat. Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë”, tha Kadrijaj.

(Kosova Sot Online)