
'Avni Dehari i instrumentalizuar nga LVV'

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka thënë se duhet të lihen inatet politike anash dhe të procedohet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“S’është në dorën tonë të krijojmë situata të tjera. Edhe presidentja e tha që këto seanca janë antikushtetuese, sepse po tentohet të imponohet rendi i ditës”, ka thënë Xhaferi.
Ai ka thënë se kryesuesi Avni Dehari është i instrumentalizuar nga LVV dhe se duhet të lihen anash inatet politike dhe të arrihet marrëveshje politike për të dalë nga situata.
(Kosova Sot Online)