Policia jep detjae për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvend

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 12:40
Policia jep detjae për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvend

Policia e Kosovës ka konfirmuar për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës që u dërgua me mesazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.

“Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”.

(Kosova Sot Online)