
Tahiri: Ka ardhur koha për një parti të re në Kosovë

Labinot Tahiri ka bërë një deklaratë publike ku paralajmëron se “ka ardhur koha për një parti të re” në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka theksuar nevojën për një subjekt politik me përgjegjësi të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, me respekt për veteranët, akademikët, mësimdhënësit, mjekët dhe mediat e pavarura.
Sipas Tahirit, rinia po largohet nga vendi për shkak të mungesës së përkujdesjes institucionale dhe punësimit, ndërsa politika aktuale po dështon të dëgjojë zërin e qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje për një klasë të re politike që betohet në Kushtetutë, në Zot dhe në miqësinë me SHBA-të.
Tahiri përfundon me fjalët se “Kosova është para nesh dhe vlen më shumë se ne”.
(Kosova Sot Online)