Një grua sulmohet fizikisht nga kunata

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 10:00
Një grua sulmohet fizikisht nga kunata

Policia ka njoftuar se një grua nga Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Mitrovicën e Jugut.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare, kunata e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)