
Murati: Jemi shumë afër 61-ishit, me votën e Duda Baljes, Lutfi Hazirit e Bekë Berishës

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka tentuar të ironizojë se votat janë aty, por se mungon vullneti politik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se “jemi shumë afër 61-ishit”, duke përmendur emra të deputetëve të partive tjera.
“Jemi shumë afër 61-ishit, me votat e Veton Berishës dhe Duda Balje bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do bëhem i 61-ti bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhemi 64. Pra nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të kaluar këtë ngërç, por duhet vullnet politik”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)