E thotë Shala: Albin Kurti beson se 46% e shqiptarëve janë analfabetë

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 08:36
E thotë Shala: Albin Kurti beson se 46% e shqiptarëve janë analfabetë

 Azdren Shala ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti beson që 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se Kurti ka qenë i sinqertë në statusin e tij kur e ka thënë një gjë të tillë.

“Mendoj që Albin Kurti me një status të vet ka qenë i sinqertë, ai beson përnjëmend se 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, nuk dinë”.

“Fakti që ky i ka bindur në Kosovë një pjesë të njerëzve që kur ka shkuar për herë të parë në negociata i ka mbajtur Macronit ligjeratë për demokracinë, francezëve që e kanë rikthyer si koncept në Evropë, kjo flet shumë se si ky i trajton shqiptarët e Kosovës, ky përnjëmend i sheh si analfabetë”, tha tutje Shala.

(Kosova Sot Online)