Arrestohet qytetari që quajti Fitore Pacollin 'hajdute me dokumente'

  • A.P /
  • 30 July 2025 - 11:44
Arrestohet qytetari që quajti Fitore Pacollin 'hajdute me dokumente'

Policia e Kosovës ka arrestuar Hazir Hoxhën, nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes telefonit deputeten Fitore Pacollin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Nga Pllana është bërë e ditur edhe se ndaj Hoxhës, është iniciuar hetim për veprën penale ‘’Ngacmin’’, dhe se, Hoxha është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

‘‘Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar  në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin.

Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit  është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh’’, është thënë nga Policia.

Ndryshe Hoxha dhe Pacolli kanë pasur një përplasje para disa ditësh, ku ky i pari e ka quajtur deputeten ‘’hajne’’ dhe ka thënë se Pacolli e ka hajninë me dokumente.

(Kosova Sot Online)