Ky është personi që u arrestua në aeroportin 'Adem Jashari'

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 08:26
Ky është personi që u arrestua në aeroportin 'Adem Jashari'

Një person i kërkuar nga Gjykata është ndaluar në momentin e hyrjes në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Më 3 gusht, pas orës 16:30, Policia ka ndaluar Mentor Krasniqin, i cili rezultonte me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë.

Pas verifikimit të të dhënave, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai është ndaluar për 48 orësh. Rasti është në trajtim gjyqësor.

(Kosova Sot Online)