Treni godet një autobus në këtë vend, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

  • A.P /
  • 04 August 2025 - 12:06
Treni godet një autobus në këtë vend, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një tren mallrash ka goditur një autobus turistik në një kalim rrugor në verilindje të Shën Petersburgut, Rusi, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 16 të tjerëve, kanë njoftuar zyrtarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se përplasja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale në Distriktin Lodeynopolsky të rajonit të Leningradit, sipas kompanisë hekurudhore rajonale October Railëay.

“Masinisti i trenit aplikoi frenim emergjent, por distanca ishte e pamjaftueshme dhe përplasja nuk mund të shmangej,” thuhet në deklaratën e hekurudhës.

Policia ka bërë të ditur se treni goditi pjesën e pasme të autobusit, i cili po transportonte anëtarë të një grupi fetar në drejtim të Manastirit Alexander-Svirsky, një vend i shenjtë ortodoks i shekullit të 15-të, i vendosur në jug të republikës së Karelisë.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar se ka hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë rrugore dhe të funksionimit të automjeteve.

(Kosova Sot Online)