Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 10:28
Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

Avdullah Hoti është shprehur i habitur me, siç ka thënë ai, entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) pas verdiktit të Gjykatës Komerciale që legjitimon tregun e lirë të energjisë elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë, të martën vendosi në favor të ZRRE-së për hedhjen në treg të hapur të energjisë të një mijë e 300 bizneseve.

Hoti tha se entuziazmi i ZRRE-së për këtë vendim është i habitshëm.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!”, tha Hoti të mërkurën në një shkrim në Facebook.

Deputeti i LDK-së tha se kësaj situate, jo vetëm që po i vjen era, “por kundërmon”.

“Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)