
Alarmon Tahiri: Me VV-në katastrofë kombëtare ekonomike

KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rreth kësaj ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Ai e vlerësoi situatën e krijuar si një ‘’katastrofë kombëtare ekonomike’’, e jo vetëm si një dështim.
‘‘Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë!
Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike.
Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë.
Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)