Bajrami: Qeveria Kurti tash e 5 vjet s’la asnjë shenjë pozitive

  • A.P /
  • 18 August 2025 - 12:07
Bajrami: Qeveria Kurti tash e 5 vjet s’la asnjë shenjë pozitive

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka deklaruar se niveli qendror ka shpenzuar 1 miliard euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke iu referuar serive kohore të Ministrisë së Financave, ajo tha se vetë 391 milionë euro janë shpenzuar nga komunat.

“Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë Euro, prej tyre vetëm 391 milionë Euro janë shpenzimet e komunave ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 milardë Euro janë shpenzime të nivelit qendror. Shqetësuese në këto pesë vite mbetët struktura buxhetore. Buxheti edhe pse jo i planifukuar mirë gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”, shkroi ajo në një postim në Faceobok.

Ajo tha se vetëm 13 e buxhetit të shpenzuar nga qeveria ka shkuar në investime kapitale.

“Po ju paraqes vetëm një fakt: Për këtë gjashtëmujor nga 391 milionë Euro të shpezuara nga ana e komunave 105 milionë Euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por nga gjithsej 1,021 miliardë Euro të shpenzuara në nivelin qendror vetëm 138 milionë Euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar”.

Për pesë vjet, Bajrami tha se Qeveria e Albin Kurtit s’ka lënë “asnjë shenjë pozitive”.

“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashegimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti””, shkroi ajo.

“Sa për informatë buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë Euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë Euro, prej të cilave 105 milionë Euro tyre janë realizuar nga ana e komunave”, shkroi Bajrami.

(Kosova Sot Online)