Bill Clinton miku i shqiptarëve feston sot datëlindjen e 79-të

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 14:00
Bill Clinton miku i shqiptarëve feston sot datëlindjen e 79-të

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot feston datëlindjen, dhe i mbush 79 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Clinton i cili iu gjet popullit të Kosovës në një kohë shumë të vështirë, ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001 si president i 42-të.

Më parë, ai shërbeu edhe si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999,

(Kosova Sot Online)