
Një grua po hetohet për shantazh ndaj një burri

Një grua në Zveçan po hetohet për shantazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit të Policisë, një burrë ka raportuar se është duke u shantazhuar me disa video intime nëse nuk i paguan shuma të caktuara parash.
“Ankuesi ka njoftuar se e dyshuara e kishte shantazhuar se do t’i publikonte video intime nëse nuk i paguan shuma të caktuara parash. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)