Ja kush nga VV nuk e votoi Donika Gërvallën për kryetare

  • A.P /
  • 20 August 2025 - 13:45
Ja kush nga VV nuk e votoi Donika Gërvallën për kryetare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në seancën e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në pamjet që shihen nga Kuvendi, deputetja e VV-së në momentin e votimit shihet duke pirë ujë dhe nuk i shikon fare kolegët e saj derisa votonin për Gërvallën.

(Kosova Sot Online)