
Lushtaku: Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Llushtaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit dhe synon shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, plani “B” për konsumimin e afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese është moszgjidhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
“Nuk besoj që do të kemi Qeveri Kurti3, po shihet qartë se nuk është i interesuar të zgjedh nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb dhe atë që kanë zgjedh nga komunitetet tjera joserbe është antikushtetues. Do të kalojë edhe afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Do t’i presim rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese pas këtij afati dhe do t’i respektojmë. Nga leximet tona po shihet që Vetëvendosje nuk është e interesuar dhe dëshiron me shkua në zgjedhje në këtë rast. Në këtë kohë po shihet që afati do të jetë pas zgjedhjeve lokale, jo bashkë siç e ka planifikuar”, ka thënë Lushtaku.
Të enjten do të mbahet seanca e radhës për konstituim të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Për këtë pozitë është vetpropzuar edhe Nenad Rashiq, por as ai dhe as deputetët e Listës Serbe nuk morën votat e mjaftueshme të martën.
(Kosova Sot Online)