'Shtetin po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm'

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 12:45
'Shtetin po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm'

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas dështimit të vazhdimit të seancës. Ai ka thënë se “shtetin e kanë kapur dhe po e mbajnë peng 120 hajgarexhi të pandërgjegjshëm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pse këta hajgarexhi po refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin dhe po e ndalojnë zhvillimin e shtetit? Çfarë peshe ka një nënkryetar i Kuvendit, pavarësisht etnisë apo bindjeve, që një Republikë të mbahet peng për të? Në një vend ku qytetaria dhe përgjegjësia do të kishin vlerë, vendi i këtyre “kapësve të shtetit” do të ishte në kontinjerin e bërrllogut – ashtu siç ndodh në disa shtete tjera.”

(Kosova Sot Online)