Abdixhiku: Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha antikushtetuese

  • A.P /
  • 30 August 2025 - 12:27
Abdixhiku: Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha antikushtetuese

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se s’do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë nga Basha, Abdixhiku ka thënë se është antikushtetuese dhe s’marrin pjesë.

“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)