Arrestohet një person i dënuar me dy vite e gjysmë për fajde

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 12:01
Arrestohet një person i dënuar me dy vite e gjysmë për fajde

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një 49-vjeçar, I.M, pasi që i njëjti ka qenë i dënuar me dy vite e gjysmë burg për fajde, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç bën të ditur policia i dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtje të dënimit.

Njoftimi:

Ndalohet edhe një i kërkuar dhe i dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për fajde

Prizren, 02 shtator 2025

Me datën 02.09.2025, Policet e  Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për  personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar,  mashkull nga fshati Krushë e vogël , Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg  për veprat penale ‘Fajde”.

I dyshuari  është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.

(Kosova Sot Online)