Kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 12:29
Kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

Sot është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimin në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këto zgjedhje do të garojnë 5 mijë e 626 kandidatë, prej tyre 206 janë për kryetarë komunash e të tjerët për asamblistë.

KQZ ka certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Kjo është renditja e disa prej partive politike:

Lëvizja Vetëvendosje: 105

Partia Demokratike e Kosovës: 191

Lidhja Demokratike e Kosovës: 113

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 174

Partia Socialdemokrate: 149

Alternativa: 103

Nisma: 186

GUXO: 118

Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin: 101

(Kosova Sot Online)