Policia malazeze janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 15:30
Policia malazeze janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri.

Në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës.

Objektet e qendrës së skijimit, që ndodhen pranë kufirit kosovaro-malazez në territorin e Rozhajës dhe janë ende në ndërtim e sipër, po ruhen nga Policia që nga korriku.

Prokuroria në Rozhajë kishte hapur tashmë një rast për incidentin e korrikut të vitit 2024, kur në objektin e teleferikut u gjetën vrima plumbash.

Pas gjetjes së dëmtimeve të reja në teleferik në fund të gushtit të këtij viti, Prokuroria i ka kërkuar Policisë të mbledhë të dhëna për të hapur rast edhe për këtë incident.

(Kosova Sot Online)