Bëhuni gati nga tani, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 03 October 2025 - 07:17
Bëhuni gati nga tani, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Nata dhe orët e para të ditës së premte do të karakterizohen nga reshje të forta bore, të cilat do të zbresin deri në zona më të ulëta të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës parashihet të krijohet shtresë e borës. Me kalimin e orëve, intensiteti i reshjeve do të bjerë, ndërsa rritja e temperaturave do të sjellë shndërrimin e borës në shi ose në reshje të përziera. Gjatë ditës parashihet të fryjë erë hove e fortë në drejtim të veriut.

Ditën e shtunë parashikohet mot i qëndrueshëm por me dominim të vranësirave.

Moti të dielën parashihet me intervale me të gjata me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e vona mundësi për reshje të dobëta shiu.


(Kosova Sot Online)