Muja: Besoj që ne mund të kemi Qeveri Kurti 3 deri të dielën

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 09:30
Muja: Besoj që ne mund të kemi Qeveri Kurti 3 deri të dielën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Muja tha se të dielën përfundon afati i mandatarit, dhe pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti është propozuar si mandatar nga VV dhe konfirmuar nga Presidentja Osmani.

“Përpjekjet po vazhdojnë, por ne duhet të presim deri të dielën për të ditur versionin dhe verdiktin final sa i perket eksekutivit. Besoj që ne mund të kemi Qeveri Kurti 3 deri të dielën”, shtoi ai.

Ai theksoi se deri në fundjavë mund të mbahet edhe ndonjë seancë e Kuvendit dhe vlerësoi rëndësinë e ndarjes së konstituimit të Kuvendit nga formimi i ekzekutivit, duke e quajtur këtë pjesë të maturisë demokratike.

(Kosova Sot Online)