Deputeti i LDK-së Armend Zemaj grushton qytetarin midis Prishtine

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 21:27
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj grushton qytetarin midis Prishtine

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 15:00 në sheshin qendror të Prishtinës ka ndodhur një incident fizik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se deputeti Zemaj dhe qytetari janë duke u intervistuar në polici për rastin.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)