Ky shtet i kërkon Kosovës 'Asociacionin'

  • A.P /
  • 25 October 2025 - 15:00
Ky shtet i kërkon Kosovës 'Asociacionin'

Përfaqësuesi i Danimarkës në Këshillin e Sigurimit gjatë seancës raportuese çdogjashtë muajshe të UNMIK-ut, i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacioinin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne i bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”.

Marrëveshje të konsiderueshme janë arritur tashmë përmes Dialogut. Tani ato duhet të zbatohen.


Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha përfaqësuesi danez.

(Kosova Sot Online)