Krasniqi: Albin Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

  • A.P /
  • 27 October 2025 - 09:08
Krasniqi: Albin Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka përmendur sërish zgjedhjet e reja, duke e ftuar kryeministrin Albin Kurtin të garojnë, duke thënë se nuk është i gatshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi deklaroi se ”në ditën që të shpallen zgjedhjet, Kurti kurrë më s’do jetë kryeministër”.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.

Krasniqi tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.

”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi n21.


(Kosova Sot Online)