Papa Leo do të vizitojë tetë qytete në Turqi
Papa Leo, Papa i parë amerikan, do të vizitojë tetë qytete në Turqi dhe Liban më vonë këtë vit, njoftoi Vatikani të hënën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë Italisë si Papë, dhe pritet që ai të bëjë thirrje për paqe në të gjithë rajonin.
Ai do të qëndrojë në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor dhe më pas në Liban nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor, sipas Reuters.
Paraardhësi i Leos, Papa Françesku, kishte planifikuar të vizitonte të dy vendet, por nuk mundi për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar. Françesku vdiq më 21 prill, dhe Leo u zgjodh Papa më 8 maj nga kardinalët e botës.
(Kosova Sot Online)
