Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot
Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në orët e hershme të mëngjesit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hashani.
(Kosova Sot Online)
