 
															Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka dhu*nuar një grua
 
															Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një grua e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia tha se ngjarja ka ndodhur më 27 tetor në Ferizaj dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Ferizaj / 27.10.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													