Zafir Berisha ka zyrtarizuar koalicionin me Vetëvendosjen
Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës mbrëmë ka zyrtarizuar koalicionin me Artan Abrashin për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në balotazhin e të dielës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zafir Berisha për herë të parë ka treguar arsyet që e çuan atë për të lidhur këtë koalicion.
Zafa ka thënë se marrëveshja mes PDK-së e LDK-së në Prizren e ka shtyer që të marrë këtë vendim.
“Unë s’muj me u pajtu me koalicionet e secilës forcë politike. Koalicioni i PDK-së e LDK-së në Prizren është koalicion i pazareve, është marrëveshje biznesi dhe nuk është për të ardhmen e qytetit.
Këta që thirren në emër të LDK-së në Prizren ka 12 vjet që bëjnë marrëveshje biznesi me PDK-në.
(Kosova Sot Online)
