Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier
Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se “pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerim”, por shton se BE-ja “nuk do të ndjekë rrugë të shkurtuara dhe nuk do të ofrojë përjashtime,” derisa procesin e anëtarësimit e cilëson si “një proces të drejtë, të rreptë dhe të bazuar në meritë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo thotë se “anëtarësimi i i vendeve të reja me Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një qëllim realist”.
Ajo e përmbledh vlerësimin e BE-së si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, të përzier për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqinë dhe negativ për Gjeorgjinë.
Ajo gjithashtu përsërit kritikat e forta ndaj Gjeorgjisë, duke thënë se ajo “nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike”.
Kallas u pyet gjithashtu për Serbinë dhe nëse ajo është në rrezik të bëhet “një kandidate vetëm në emër” duke pasur parasysh situatën në vend.
Ajo pranon se raporti është “kritik”, por thotë se BE-ja mbeti “në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, me presidentin dhe ata premtojnë se do t’i përmbushin [detyrimet e tyre]”.
Ajo këmbëngul se “nuk e sheh” Serbinë duke ndjekur të njëjtën rrugë negative si Gjeorgjia.
(Kosova Sot Online)
