Hoti: Gjasa për qeveri të re janë me votat e deputetëve të Listës Serbe
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në reagimin e tij, Hoti tha se Osmani tashmë e ka marrë përgjigjen nga opozita se nuk do ta votojnë asnjë mandatar, ndërsa shtoi se mundësitë ekzistojnë vetëm nëse përfshihen votat e Listës Serbe.
Postimi i plotë:
E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’.
Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër.
Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.
Gjasa të tjera nuk ka.
(Kosova Sot Online)
