Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga dhëndri i tyre
Është publikuar identiteti i dy vëllezërve që sot u vranë me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Viktimat janë: Driton Morina dhe Naim Morina.
Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.
Personi i dyshuar për vrasjen u raportua se është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.
(Kosova Sot Online)
