I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë Astrit Isufi ishte i plagosur

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 09:06
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë  Astrit Isufi ishte i plagosur

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi, është arrestuar sot rreth orës 06:30, ndërsa gjatë arrestimit ai ka qenë i plagosur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, brenda afatit ligjor. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)