Tri femra të mitura janë arrestuar nga policia
Tri femra të mitura janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se më 24 nëntor 2025, rreth orës 12:50, janë përfshirë në një rrahje mes veti në Stacionin e Autobusëve në Drenas, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit zyrtar, të miturat janë identifikuar dhe ndaluar më 25 nëntor 2025.
Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor.
(Kosova Sot Online)
